Reperi Ylber Abdullahu- Cozman. Foto: Facebook

Lirohet Cozman

Reperi kosovar i përfshirë në konfliktin e para tri ditëve, Ylber Abdullahu, është liruar nga arresti.

Abdullahu, i njohur me nofkën Cozman, qe arrestuar të martën pas një përleshjeje të armatosur në të cilën mbeti i plagosur rivali i tij, reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku- Noizy.

Lajmin për lirimin e Cozman e konfirmoi për KALLXO.com avokati i tij Asdren Hoxha.

“Klienti im është liruar rreth orës 15:00 dhe tani është në shtëpinë e tij. Tash për tash Cozman është në shtëpi ndërsa gjërat e tij janë të konfiskuara”, tha avokati Hoxha.