Leposaviç, raportojnë kanosje nga militantët partiakë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Jarinje e Poshtme të Leposaviçit, është raportuar se dy mbështetës serb të një subjekti politik, kanë kanosur tre mbështetës serb të një subjekti tjetër politik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:50.