Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Kurti inkurajon ekipet kërkuese për policët e zhdukur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë që lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.

Më tej Kurti ka shtuar se në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.

“Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre”, ka shkruar Albin Kurti në profilin e tij në Facebook.

Para pak minutave, Haki Hertica nga Njësia e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se operacioni i kërkimit për policët e zhdukur ka përfunduar dhe do të rinisë përsëri ditën e nesërme në orën 9:00.