Ilustrim

Kunata raporton kunatin për zjarrvënie

Një grua në fshatin Vitomiricë të Pejës ka raportuar në polici për një zjarr të cilin e ka shkaktuar kunati i saj.

Sipas policisë, ankuesja ka njoftuar se kunati i saj i dyshuar, gjatë pastrimit të oborrit ka djegur disa mbeturina, ku si pasojë zjarri është përhapur dhe ka djegur një shtëpi të pabanuar në të cilën kishte rroba dhe pajisje bujqësore.

Në njoftim thuhet se në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar.