Prokurori Lulzim Sylejmani - Foto: KALLXO.com

Kthehet në Kosovë Prokurori i Aksidentuar Vitin e Kaluar

Prokurori Lulzim Sylejmani ishte lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Dollc të Klinës.

Në këtë aksident qenë lënduar edhe tre punonjës të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Sylejmani tha për KALLXO.com se gjendja e tij është stabile pas trajtimit jashtë vendit, ndërsa tregoi se është kthyer në Kosovë.

“Po, në shtëpi jam, në Kosovë. Gjendja ime për momentin është stabile”, tha prokurori Sylejmani për KALLXO.com.

Ai shtoi se i duhet edhe shumë kohë të rikuperohet nga lëndimet e marra në aksident.

“Ndoshta më duhet edhe shumë kohë të rikuperohem”, theksoi prokurori.

Dy zyrtarët e tjerë të lënduar në këtë aksident janë trajtuar në Spitalin Regjional të Pejës dhe ishin liruar për mjekim në shtëpi, ndërsa shoferi i veturës ishte trajtuar në Klinikën e Ortopedisë të QKUK-së.

Në një njoftim të lëshuar po atë ditë nga zëdhënësja e Prokurorit të Shtetit, Liridona Kozmaqi- Hajdaraj thuhej se Sylejmani së bashku me tre punonjësit e tjerë të Prokurorisë së shtetit po ktheheshin nga një organizim i fundvitit në Komunën e Gjakovës.

Aksidenti kishte ndodhur me veturë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

http://kallxo.com/prokurori-lendohet-rende-ne-aksident/