FOTO: ANP "Adem Jashari"

Kontrollorëve Ajror të Kosovës u del në ndihmë edhe ATCEUC-ja për ligjin e rrogave

Unioni Evropian Koordinues i Kontrollorëve të Trafikut Ajror, ka reaguar lidhur me shqetësimet e kontrollorëve ajror të Kosovës për përfshirjen e tyre në Ligjin e pagave për shërbyesit civil në Kosovë.

Në reagimin e tyre thuhet se Kosova edhe pse ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, duhet të bëjë përpjekjet e sajë që t`i respektojë/përmbushë kushtet e rregulloreve për fushën e sigurisë së aviacionit civil.

 Përmes një lere ATCEUC, ka shprehur shqetësimet e tyre profesioni i Kontrollorëve ajror është specifik dhe se duhet trajtim i kujdesshëm i tyre, pasi që kemi të bëjmë me sigurinë e operimeve ajrore.

 LETRA E PLOTË e ATCEUC-së:

Partneri Evropian në dialogun Social

Zotëri i nderuar,

ATCEUC është partner Evropian në dialogun social i pranuar në sektorin e Aviacionit Civil. ATCEUC në punën e saj të përditshme është në kontakt me të gjitha organet Evropiane të përfshira në Menaxhimin e Trafikut Ajror: Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, EUROCONTROL, EASA. ATCEUC është krenar që ka UNICON / SINKON  anëtar fuqi plotë në ATCEUC.

Me anë të kësaj letre, ne do të donim të shprehim shqetësimin serioz në lidhje me përfshirjen e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës në Ligjin për Pagat të Nëpunësve Publikë në Kosovë.

Profesioni i Kontrollorit të Trafikut Ajror është një profesion shumë specifik, i cili ka një rol kyç në zhvillimin e të gjithë Sektorit të Aviacionit.

Qëllimi suprem i një Kontrollori të Trafikut Ajror është siguria e operimeve ajrore përbrenda hapësirës ajrore që është nën përgjegjësinë e tij.

Shqetësimet e Kontrollorëve të Trafikut Ajror duhet të mbeten detyrat që ata duhet të përmbushin në punën e tyre të përditshme për të garantuar sigurinë në hapësirën e kontrolluar ajrore.

Shpërqendrimi i sjellur nga vështirësitë e dialogut social mund të kenë një efekt të dëmshëm për sigurinë e udhëtarëve.

ATCEUC është e shqetësuar se Kosova, e cila është palë nënshkruese e Marrëveshjes ECAA, përmes së cilës është e detyruar të jetë në harmoni me të gjitha rregulloret relevante të BE-së për Aviacionin Civil, mori këtë hap në lidhje me pagat, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë mbi të cilat parime bazohet legjislacioni i Single European Sky (Qiellit të Vetëm Evropian). Megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e plotë e BE-së, miratimi i hershëm dhe i plotë i këtyre rregulloreve dhe ligjeve me siguri do të shihet me një sinjal pozitiv, duke forcuar Kosovën, pasi kërkon anëtarësimin e plotë në BE.

ATCEUC dëshiron t’ju kujtojë nenin e legjislacionit të BE-së për Rregullimin e Qiellit të Vetëm Evropian (KE) nr. 550/2004, (KE) ku janë parashikuar elementet që përcaktojnë ofrimin e shërbimeve dhe shpërndarjen e kostos për përdoruesit e shërbimeve të navigacionit ajror për Kontrollin e Trafikut Ajror.

ATCEUC është njoftuar se UNICON / SINKON ka ofruar të gjitha vërejtjet relevante gjatë fazës së konsultimit qershorin e kaluar. ATCEUC shpreh keqardhje të thellë për vendimin tuaj për të braktisur vendimin tuaj fillestar për të përjashtuar kontrollorët e trafikut ajror nga ky ligj dhe ndryshimin e komisionit funksional të Parlamentit të Kosovës, që rezultoi në përfshirjen e tyre në ligj (2 shkurt 2019).

ATCEUC bën apel të pranoni kërkesën e anëtarëve të UNICON / SINKON për t’i përjashtuar nga ky ligj për sigurinë e qiellit tuaj dhe për ndërtimin e së ardhmes së Qiellit Evropian.

Të nderuar Shkëlqesi, ATCEUC mbetet në dispozicionin tuaj për çdo sqarim.

Sinqerisht i juaji,

Volker Dick

President i ATCEUC

ATCEUC ASBL C/O MERITIUS, 431, Avenue Georges Henri, 1200 Brussels, Belgium (judicial area of Brussels) VAT number BE 0684.488.814

*Shqipëruar nga SINKON!