FOTO: ANP "Adem Jashari"

Kontrollorët ajror sot në grevë 8 orëshe

Kontrolloret e trafikut Ajror po vazhdojnë grevën pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e tyre.

Nga SINKON dhe ASHNA është njoftuar se greva sot do të jetë 8-orëshe, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë thirrje që të  pezullohet greva e Kontrollorëve Ajror,  duke kërkuar që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni, jeta apo shëndeti i njerëzve.

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës  u ka bërë thirrje Kontrollorëve të Trafikut Ajror që të ndërprenë  grevën duke pasur parasysh pasojat e mëdha për publikun që udhëton dhe humbjet tjera direkte e indirekte që mund të shkaktohen.