Komuna e Prizrenit ftoi bizneset italiane që të investojnë në Kosovë

 

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka mbajtur një takim të organizuar nga KFOR-i italian, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë ku u diskutua për mundësinë e investimeve të bizneseve italiane në komunat jugperëndimore të Kosovës.

Me këtë rast nënkryetari Memaj ftoi bizneset italiane që të njihen për së afërmi me bizneset e vogla dhe të mesme të Komunës së Prizrenit, në mënyrë që investimet të jenë në bashkëpunim mes bizneseve të të dyja vendeve.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Prizrenit, zëvendësambasadori italian në Prishtinë, Matteo Corradini, ka premtuar bashkëpunim dhe përkrahje në këtë drejtim, duke thënë se mundësit më të mira të bashkëpunimit, janë ato me anë të binjakëzimit të komunave kosovare me ato italiane.