Komedia ‘Lufta e Tretë Botërore’ shfaqet sot në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja “Lufta e Tretë Botërore”, me tekst të Lirak Çelajt dhe regji të Florent Mehmetit do të shfaqet sot, 15 tetor 2018,  në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja është prodhim i Teatrit ‘ODA’ të Prishtinës dhe në Gjilan shfaqet si shfaqje mysafire.

Shfaqja është një komedi sarkastike e realitetit në Kosovë trajtuar përmes prizmit të së (pa)mundurës.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Rina Krasniqi, Gojart Kqiku, Daniela Markaj, Kaltrinë Zeneli, Flamur Ahmeti.