KMDLNj: Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për kushtet e Policisë së Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vrasjes se djeshme të policit në Istog, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht masat për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës

KMDLNj përmes një komunikate për media ka thënë se polici Izet Demaj u shndërrua në shembull konkret sesi duhet të luftohet krimi dhe kriminelët.

“KMDLNj, edhe më parë ka sinjalizuar se nga shtetet perëndimore në Kosovë kthehen, në rend të parë ata që janë vënë në kundërshtim me ligjin dhe që janë dënuar për vepra të rënda penale andaj kemi aq shumë krime në Kosovë, nga profesionistë të krimit, të dëbuar nga vendet ku kanë jetuar”, është thënë në njoftim.

“Në këtë mënyrë, vendet perëndimore, me dëbimin e tyre në Kosovë kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend. Për KMDLNj-në është absurde , e paarsyeshme dhe në kundërshtim me të gjitha normat morale që një shërbim aq specifik, i domosdoshëm për sigurinë e qytetarit dhe të vendit e që i ekspozohet 24 orë rrezikut për jetën të mos kenë sigurime shëndetësore e që nuk ndodh në asnjë vend tjetër”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.Osmani

KDMLNj gjithashtu ka kritikuar ekspozimin e disa fotografive te policit neper media, që siç thuhet edhe në njoftim, në këtë mënyre ia rrezikojnë jetën e tij dhe të familjes.