Këto janë lagjet e Prishtinës që do të dezinsektohen

Komuna e Prishtinës sot do të fillojë me fazën e pestë të dezinfektimit.

Komuna ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet në lagje të caktuara në mes të orës 19:30 e 23:30.

Sipas njoftimit në fazën e pestë komuna pritet të dezinsektojë rreth 40 lokacione në gjashtë ditët e ardhshme.

“13.08.2019 : Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane, Vneshtat , Lakrishte; 14.08.2019: Dardania, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari; 15.08.2019 : Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e Trimave; 16.08.2019 : Bregu I Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re; 17.08.2019 : Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe; 18.08.2019 : Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll”, thuhet në njoftimin e komunës.