Foto: Arkiv

Kërkohet Paraburgim për Zyrtarin e Vetëvendosjes

Prokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Blerim Igrishta, ka kërkuar nga gjykata që t’ia caktojë masën 30 ditëshe të paraburgimit Nol Nushit, Koordinator i Sekretariateve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi është konfirmuar nga avokatja e Nushit, e caktuar sipas detyrës zyrtare, Flutura Hoxha.

Kërkesa është bërë në seancën për caktimin e masës së sigurisë në të cilën Nol Nushi doli para gjykatësit të procedurtës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Nushi është arrestuar të shtunën në mbrëmje në Prishtinë.

Ai është arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestat e opozitës.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-aktivist-i-vetevendosjes/