Kërkohet paraburgim për të arrestuarit lidhur me shembjen e hotelit ‘Adriatik’

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për A.H dhe Q.H, të arrestuar në lidhje me shembjen e djeshme të hotelit ‘Adriatik’ që e la një të vdekur.

KALLXO.com mëson se personat e ndalur janë A.H si punëdhënës dhe Q.H si punëkryes në objektin e Hotel ‘Adriatikut’.

Pas shembjes së një pjesë të hotelit, i ngujuar kishte mbetur Visar Beharamim 27 vjeçar nga Mitrovica.

Brenda objektit të Hotelit Adriatik në momentin e shembjes kanë qenë duke punuar katër punëtorë, tre prej të cilëve kishin arritur të dilnin nga vendi dhe të shpëtonin, ndërsa i ngujuar nën gërmadhat e Adritatikut për orë të tëra kishte mbetur Visar Behrami.

Pas më shumë se gjashtë orë kërkimi nga njesitë e policisë, zjarrfiksave dhe FKS-së ishte gjetur pa shenja jetë trupi i tashmë të ndjerit Visar Behrami.

Sipas policisë dhe Komunës së Mitrovicës dyshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel, për të cilat punime nuk ishte marrë leje.

https://kallxo.com/keta-jane-te-arrestuarit-lidhur-me-shembjen-e-hotelit-adriatik/