Ilustrim

KEDS apelon të kursehet rryma në Prishtinë

Kompania për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, KEDS, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës, sidomos atyre të lagjes “Mati 1″ që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.

Kjo, sipas KEDS-it, për të evituar mbingarkesat.

“Një e tillë është paraqitur në këtë lagje, gjë që ka bërë që ajo të bije nga sistemi. Pas shumë angazhimeve dhe masave të ndërmarra, KEDS ka arritur ta rikthejnë daljen, por përkundër faktit se aty janë stabilimentet e reja energjetike, nevojitet kursim që të ketë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.