Objekti i Komunës së Rahovecit - Foto: KALLXO.com

Kanosen zyrtarët komunalë në Rahovec

Dy zyrtarë komunalë në Rahovec kanë raportuar një rast të kanosjes që dyshohet se i bëri një qytetar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40 , njofton Policia.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas pranimit të një gjobe në shenjë pakënaqësie ka kanosur verbalisht zyrtarët komunal derisa ishin në kryerje të detyrës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.