Jonida Maliqi me ‘Ktheju tokës’ dërgon Shqipërinë në finale Eurovisionit 2019

Shqipëria është kualifikuar për në natën finale të edicionit të 64 të Eurovisionit që po mbahen në Izrael.

Përfaqësuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi është prezantuar dje në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të këtij eventi, duke marrë pikët e nevojshme të Jurisë së Festivalit dhe publikut evropian për të garuan në finale të Eurovisoni që do të mbahen nesër mbrëma në Tel Aviv të Izraelit.

Këngëtarja Jonida Maliqi performoi e 14-a në natën e dytë gjysmëfinale në Tel Aviv.

Përveç Shqipërisë për në finale të Eurovisionit nga gjysmëfinalja e dytë u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.