Foto: Ilustrim

I dyshuari sulmon dy policë, dërgohet në mbajtje

Policia është sulmuar orët e hershme të mëngjesit të djeshëm nga një person në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë në raportin ditor, i dyshuari ishte arrestuar pasi që fillimisht kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së një personi dhe e kishte kanosur.

Më pas gjatë arrestimit të të njëjtit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi që janë sulmuar nga i dyshuari.

Të dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.