Haradinaj uron besimtarët për festën e Bajramit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët pas përfundimit të muajit të shenjtë të ramazanit.

“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë. Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri. Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në “Facebook”.