Foto-ilustrim
Gjykata vendos për mjekun Shefqet Lulaj
26.5.2019 - 21:17
Gjykata e Prishtinës ka vendosur lidhur me masën ndaj mjekut Shefqet Lulaj, i arrestuar të premten bashkë me dy shtetas të Turqisë, nën dyshimin për transplantim të qelizave dhe organeve njerëzore.
KALLXO.com ka marrë vesh se Gjykata në seancën e sotme rreth masës së sigurisë ndaj pronarit të spitalit “Sirona”, Shefqet Lulaj, ka caktuar masën e lajmërimit në stacionin policor.
Dr. Lulaj dhe dy shtetas turq u arrestuan të premten në mëngjes gjatë një operacioni të Policisë në spitalin “Sirona” që gjendet në rrugën Prishtinë-Shkup.
https://kallxo.com/arrestohet-pronari-i-spitalit-sirona-shefqet-lulaj/
www.kallxo.com