FOTO ILUSTRIM

Gjashtë të Lënduar në Përleshjen në Pejë

Pesë burra dhe një grua janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se gjatë ditës së djeshme gjashtë persona janë arrestuar pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në orët e mbraëmjes.

Si pasojë të gjashtë personat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.