Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fushë-Kosovë, zhduket një vajzë e mitur

Një qytetar ka raportuar në Polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur.

Qytetari nga Pomozetini i Fushë-Kosovës ka raportuar mbrëmë në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia më 26 mars dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, i cili po trajtohet si person i zhdukur.