Ftohti e lë Prishtinën e Prizrenin pa Rrymë

“Ndalesa do të zgjasë sipas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30. Nga kjo ndalesë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Edhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës,  KOSTT njofton se për shkak të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 12:00 deri në orën 13:30,  do të bëhet shkyçja e disa transformatorëve energjik.

“Për shkak të rënies së temperaturave problemeve te paraqitura ne tranformator, shkyçja e këtyre transformatorëve është e domosdoshme për të mundësuar operimin e sigurt ne vijim te këtyre tranformatorëve”, thuhet në komunikatën e tyre.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik.