Arkiv -Ilustrim

FOTOGALERI: Përmbytjet shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Suharekë

Si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur Suharekën dhe fshatrat përreth së paku 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve.

Në mesin e të lënduarve është edhe një zjarrfikës, i cili ishte duke larguar ujin nga zona e përmbytur. Për shkak të lëndimeve serioze, ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Dëme të mëdha u janë shkaktuar shumë bizneseve dhe ekonomive familjare.

Si rezultat i kësaj situate të shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore, kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Suharekës dhe fshatrave përreth.

Këto janë fotografitë e realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla.