FOTO - Veprimi i çuditshëm i shoferit në mes të Autostradës 'Arbën Xhaferi'

Ky shofer me veprimin e tij të çuditshëm në Autostradën “Arbën Xhaferi” ka mund të jetë shkaktar i ndonjë aksidenti me pasoja të rënda.

Ai siç shihet në disa fotografi që kanë arritur në adresë të KALLXO.com, kthehet me veturën e tij në mes të autostradës edhe pse një veprim i tillë është rreptësisht i ndaluar dhe mund të jetë tejet i rrezikshëm për të dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Rasti sipas kallxuesit ka ndodhur në autostradën ”Arbën Xhaferi”, saktësisht në dalje të saj në afërsi të Ferizajt e cila ndodhet në fshatin Bibaj.