Foto: Policia Shqiptare Zbulon Depo Municioni

Mbi 3 mijë fishekë janë zbuluar pasditen e së shtunën në një shtëpi në Shijak.

Sipas njoftimit të policisë Shqiptare zbulimi i armatimit në shtëpinë e 43 vjeçari  Y.D. është bërë pasi i njëjti ka shtënë me armë  në ajër.

Njoftimi sqaron se gjatë bastisjes policia konfiskoj një kallashnikov dhe 3 480 fishekë.

Policia ka publikuar edhe disa fotografi nga materialet e sekuestruara