Drejtori i Arkivit: Punojmë me Standarde të Evropës

Drejtori Abaz Makolli tha se ky arkiv është shumë i rëndësishëm, pasi përmban dokumentacione për kryeqytetin që nga viti 1969.

“Ne jemi arkiv lokal që i përkasim territorit të Prishtinës dhe krejt dokumentacioni që është krijuar në institucionet e Komunës së Prishtinës është i sistemuar, i rregulluar dhe i përpunuar në Arkivin Komunal të Prishtinës,” tha Makolli për Kallxo.com.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt mund të gjenden dokumentet e kërkuara në këtë arkiv nga të interesuarit.

“Ne punojmë me standarde të Evropës. I kemi raftet e teknologjisë së fundit dhe lëndët janë të rregulluara në atë mënyrë që qytetari mund të pajiset me dokumentacion brenda 5 minutave,” shtoi drejtori Abazi.

arkivi1

Ai e cilësoi arkivin prishtinas ndër më modernët në rajon.

Arkivi Komunal i Prishtinës në 47 vjetorin e tij hapi dyert për qytetarët.

Vitin e kaluar ky arkiv kur mbushi 46 vjet të funksionimit organizoi një ekspozitë me fotografi të Prishtinës së dikurshme.

http://kallxo.com/prishtina-e-dikurshme-del-nga-arkivi/