Donald Trump Uron Haradinajn Për Festat e Fundvitit

Edhe pse shteti të cilin ai e drejton nuk i dha vizën, sot Presidenti Trump i ka dërguar letër urimi, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas kryeministrit, ky urim e konfirmon miqësinë e përhershme të Kosovës me Amerikën.

“Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditëve të fundit, kur u inicua nisma për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, ambasada e ShBA-së në Kosovë ka qenë shumë kritike ndaj kësaj nisme.

Kryeministri Haradinaj nuk ka arritur të shkojë në SHBA ku ka qenë i ftuar për shkak të refuzimit të vizës.

http://kallxo.com/anulohet-vizita-e-ramush-haradinajt-ne-shba/

Ai dje deklaroi se do të shkoj në Amerikë, kur të ia japin vizën.

http://kallxo.com/haradinaj-kur-tma-japin-vizen-shkoj-ne-amerike/