Dogana Kap Kozmetikë të Kontrabanduar

Lajmi bëhet i ditur nga një komunikatë e doganës, ndërsa kozmetika që dyshohet të jetë e kontrabanduar është zbuluar në një makinë të tipit “Mercedes” që drejtohej nga një shtetas i Kosovës

“Gjatë kontrollit të automjetit në fjalë është hasur në mallra, produkte higjienike/kozmetike të llojit të ndryshëm të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. Në mungesë të dokumentacioneve përcjellëse, si dëshmi për pagesën e detyrimeve importuese malli është ndaluar derisa për shkak të dyshimit për kontrabandimit të mallrave, rasti në fjalë i adresohet sektorit për kundërvajtje doganore,” thuhet në komunikatën e doganës.

Sipas komunikatës, kozmetika ishte me prejardhje nga Serbia dhe Gjermania.

“Sasia e përgjithshme ishte mbi 500 paketime të ndryshme kozmetike dhe higjienike me origjinë nga Serbia dhe Gjermania, e tërë sasia është konfiskuar,” thuhet në komunikatë.

kozmetika 2