Ilustrim

Digjet autobusi në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas është djegur një autobusë në rrethana të panjohura. Rasti është raportuar nga pronari i Autobusit, i cili pretendon se dëmi i shkaktuar është 25 mijë euro.

“Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë te shumta afër 25000€ nuk raportohet për lënduar. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.