Deputetët takohen me qytetarët e Ferizajt

Kuvendi i Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot në Ferizaj, në Teatrin “Adriana Abdullau”, ku do të marrin pjesë deputetët Lutfi Zharku, Valon Ramadani, Faton Topalli, Time Kadrijaj, Enver Hoti, Danush Ademi, Labinot Tahiri.