Çfarë moti do të kemi sot?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftimin e Institutit.

IHMK ka bërë të ditura vlerat e sasisë së reshjeve të borës së fundit: Prishtinë 11 cm, Pejë 16 cm, Podujevë 34 cm, Mitrovicë 13 cm, Ferizaj 24 cm.

Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm. /21Media