Arkiva - Foto: KALLXO.com

Belgjika Ekstradon Shaip Zukajn, i Dyshuar për Vrasje në Deçan

Ekstradimin e Zukajt në Kosovë e ka konfirmuar për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tha se Shaip Zukaj dyshohet për një vrasje dhe një vrasje në tentativë të kryer në rajonin e Deçanit.

“Po mund ta konfirmoj se Shaip Zukaj është ekstraduar në Kosovë pas fletë rreshtimit ndërkombëtar për të. Ai në Kosovë dyshohet për një vrasje dhe vrasje në tentativë në komunën  e Deçanit para pesë viteve”, tha për KALLXO.com kryeprokurori Agim Kurmehaj.