Një pistoletë e konfiskuar (Arkiv) | Foto: Dogana e Kosovës

Bastiset një Lokal, Konfiskohet një Armë

Operacioni është ndërmarrë mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara se në lokalin, i cili ndodhet në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj, personat që gjendeshin brenda posedonin armë.

Gjatë kontrollit, Policia brenda hapësirave të lokalit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila ishte hedhur në një kthinë të lokalit, ndërsa më vonë është vetëparaqitur personi i dyshuar A. H., 24 vjeçar, i cili ka pranuar se ishte poseduesi i armës, për të cilën nuk kishte leje përkatëse.

Pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.