Babimost,- Foto: KALLXO.com

Babimost: Policia Mban të Bllokuar Shtëpinë Ku u Gjetën Personat e Vdekur

Policë të shumtë dhe njësi të hetuesisë janë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, ku sonte rreth orës 20:45 janë gjetur të vdekur dy qytetarë të komunitetit serb.

Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes.

Megjithatë, hetuesit e pranishëm në vendin e ngjarjes nuk po japin asnjë informacion shtesë lidhur me rastin.

Rreth një orë më parë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani konfirmoi rastin. Sipas Kelanit dy qytetarët e komunitetit serb janë gjetur të vdekur në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Një prej viktimave është i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore.

“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave. Ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”, ka thënë Baki Kelani për KALLXO.com.

http://kallxo.com/dy-qytetare-serbe-gjenden-te-vdekur-afer-obiliqit/

Këto janë foto nga vendi i ngjarjes: