Arrestohet për fajde babai i Nazit të grupit 'Aurora'

Gjatë ditës së sotme është arrestuar nga Policia e Kosovës, Fehmi Sfishta, i njohur me nofkën “Fehmi Teksasi”.

Fehmi Sfishta është babai i këngëtarit të grupit muzikor “Aurora”, Nazmi Sfishta – Nazi.

Sfishta është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde”.

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar burime nga Prokuroria e Prishtinës.

Sipas burimeve, Prokuroria nesër do të kërkojë masën e paraburgimit për Fehmi Sfishtën.

Fehmi Sfishta është babai i anëtarit të grupit muzikor “Aurora” – Nazmi Sfishta, i cili ka qenë anëtar i LDK-së dhe zyrtar në Ministrinë e Kulturës, prej të cilave është larguar më 2016.