Ilustrim

Arrestohet pasi sulmoi zyrtarin policor

Një burrë është arrestuar pasi ka kanosur zyrtarin policor derisa ai ishte në detyrë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Nënë Terezë”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raportin e policisë, i arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.