Prizreni

Arrestohet gruaja, dyshohet se detyroi fëmijët të kërkojnë lëmoshë

Është arrestuar një grua si e dyshuar për detyrim të fëmijëve të saj të kërkojnë lëmoshë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Adem Jashari”, Prizren.

“Është arrestuar e dyshuara femër Rome shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka detyruar të kërkojnë lëmoshë dy fëmijët e saj”, thuhet në raportin policior.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.