Ziadin Sela. Foto: Kallxo.com

Arratiset i dënuari për sulmin ndaj Ziadin Selës

Nikolla Vojminovski, personi i dënuar me 12 vjet burgim për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë, Ziadin Sela, nuk është gjetur në shtëpi.

Siç raporton “Alsat M”, Vojminovski nuk është gjetur në shtëpi pas kontrollit rutinor të Policisë.

Ndonëse i dënuar me dënim të shkallës së parë, atij iu shqiptua arresti shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit.

Ndryshe, lidhur me këtë lëndë vendos Gjykata e Apelit pas ankesave të të akuzuarve.

Gjykata Penale sot as nuk e demantoi, e as nuk e konfirmoi informacionin se i dënuari Vojminovski është arratisur, raporton “Alsat M”.

MPB ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar.