Arkitektë nga e Gjithë Bota Arrijnë në Prishtinë

Sot do të mbahet konferenca ndërkombëtare e Institutit Amerikan të Arkitektëve (AIA) në Evropë. Në këtë konferencë do të flas edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Konferenca do të tubojë në Prishtinë 100 arkitektë nga e gjithë bota. Tema për këtë vit është “hapësira rinore dhe transformimi urban”.

Konferenca ndërkombëtare e Institutit Amerikan të Arkitektëve (AIA) –në Evropë, do të mbahet në Muzeun Kombëtar në Prishtinë.