Foto: KadriVeseli/Facebook

Albright i shkruan Veselit: Ndihem krenare që ndihmova Kosovën

Një muaj pas vizitës së saj në Kosovë, ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright i ka dërguar një letër falenderuese kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Këtë e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku tha se Kosova është krenare për marrëdhëniet me Amerikën.

“Pranova sot një letër nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, përmes të cilës konfirmon edhe një herë mbështetjen e pa rezervë për popullin e Kosovës.  Vendi ynë është krenar me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë anembanë botës, që i qëndrojnë gjithmonë pranë”, ka shkruar Veseli.

Ndërsa në letrën e saj Albright ka thënë së ndihet krenare që Kosova dhe populli i saj kanë pasur sukses.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh se sa larg ka arritur ky shtet dhe pres që demokracia e tij të vazhdojë të fuqizohet”, ka shkruar ajo.

Kjo është letra e plotë e saj pa ndërhyrje:

 

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ishte në Kosovë për nder të 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.