Aksioni i Policisë-Gjetja e Armëve në Shtime
11.4.2016 - 21:03
Në fillim pjesëtarët e policisë analizojnë në një mbledhje aksionin që planifikojnë dhe ndajnë detyrat që ai të shkojë sipas parashikimeve.
Cak i policisë janë tri lokacione në Komunën e Shtimes të cilat duhet të bastisen për armë ilegale me urdhër-kontroll të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Gjatë aksionit policia në orët e hershme të mëngjesit synon dhe ia arrin që të kërkuarit t’i zë në befasi. Në njërin nga lokacionet e kërkuara arrestohet një person, edhe pse aty nuk zbulohen armë.
Personi tjetër arrestohet për armë mbajtje pa leje në vendin ku gjenden tri armë-dy pushkë gjuetie dhe një gjysmë-automatike.