Ilustrim...

Aksion i Policisë në Gjakovë, konfiskohen armë e drogë, arrestohen disa të dyshuar

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë realizuar një plan operativ me qellim identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme.

Gjatë realizimit të këtij plani, i cili ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, janë bastisur dy lokale – kafitëri në Gjakovë ku janë konfiskuar: Një armë zjarri, revole, një karikator me 8 plumba kal. 7.62 mm, një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 42 gr, një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 43 gr., një paketim letra për mbështjellje të narkotikëve, një sasi e pikave të dyshimta, një sprej tipit OC, disa thika dhe mjete tjera të rrezikshme.

Me këtë rast janë arrestuar 7 persona të dyshimtë, janë sjell në polici edhe disa tjerë për intervistë nga të arrestuarit 2 prej tyre me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.