Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku pak orë më parë.

Policia e Rajonit të Prishtinës ka treguar për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë, Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, rreth orës 11:30.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e  Policisë së rajonit të Prishtinës.