35 viktima të Srebrenicës varrosen pas 23 vitesh (FOTO)

Një kamion me eshtrat e 35 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë kaloi përmes kryeqytetit boshnjak para rivarrimit të tyre në përvjetorin e masakrave, me vendasit që nderonin të vdekurit duke i zbukuruar automjetet me lule.

Me qindra banorë të Sarajevës ditën e hënë vendosën lule dhe kurora me lule në një kamion që mbante eshtrat e 35 personave që u vranë në masakrat 23 vjet më parë dhe do të varrosen gjatë përkujtimores së përvitshme të gjenocidit në Srebrenicë më 11 korrik në Qendrën Përkujtimore në Potocari.

Ndër viktimat janë edhe tre të minorenë dhe një grua shtatzënë, Remzija Dudiç, e cila ishte 20 vjeçe kur u vra së bashku me bashkëshortin e saj Nijazijan në korrik 1995.

Eshtrat e tyre u gjetën në varrin masiv në Rasica Gaj në zonën e Vlasenicës në vitin 2016.

Minorenët që do të varrosen të mërkurën ishin 16 dhe 17 vjeç në kohën e vrasjes së tyre.

Sipas vendimeve të dhëna nga Gjykata e Hagës dhe gjykata shtetërore boshnjake, më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë nga Srebrenica u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në gjenocid. Deri më tani, një total prej 6,575 viktimash janë varrosur në Qendrën Përkujtimore në Potocari.

Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN