Monumenti kushtuar Enver Malokut në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

20 vjet nga vrasja e Enver Malokut

Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Kryesia e LDK-së sot bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, kurse pas homazheve kjo parti organizon Akademi Përkujtimore për Malokun.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve  nëntëdhjeta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.