Sulm me bombë në Libi: Foto: RTV21

12 të vrarë nga një sulm me bombë në Libi

Organizata ekstremiste “Shteti Islamik” i njohur me shkurtesën IS ka kryer edhe një sulm vetëvrasës në Libi sot.

12 persona janë vrarë në një qendër të votimit në Tripoli të Libisë derisa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar nga sulmi me bombë i një grupi xhihadistësh të IS-it.

Dy sulmues të armatosur kishin sulmuan ndërtesën e Komisionit Zgjedhor në Tropli të mërkurën në mëngjes, duke shtënë fillimisht në rojet dhe zyrtarët përpara se të dilnin vetë.

Kjo u bë e njohur për mediat atje nga ministri i brendshëm Abdelsalam Ashour në një konferencë shtypi pas sulmit, raporton AFP.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy policë./21Media