Shfaqja ‘Preheri i gjyshit’ në Festivalin e Teatrove në Tiranë

Shfaqja për fëmijë ‘Preheri i gjyshit”, e Teatrit të Qytetit të Prishtinës, “Dodona”, jepet sot në mbrëmje në Tiranë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave.

Shfaqja “Preheri i gjyshit”, me tekst të Vesa Qena dhe regji nga Melihate Qena, tregon histori interesante për të vegjëlit të cilët duke qenë afër gjyshit arrijë t’ i mësojnë.

“Tirana International Puppet Festival 2019”, që ka startuar më datën tre të këtij muaji do të zgjas deri më 9 maj, ndërsa pjesë e këtij festivali janë dhjetëra trupa të teatrove të kukullave nga vende të ndryshme të Botës.