Tre persona vdesin nga COVID-19 brenda 24 orëve

Tre persona kanë vdekur në Kosovë brenda 24 orëve si pasojë e infeksionit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)”, thuhe në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Gjithashtu është bërë e ditur se 341 persona janë infektuar me COVID-19 ndërsa 207 janë shëruar.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur mbi 1 mijë persona si pasojë e infeksonit ndërsa mbi 60 persona janë infektuar, mbi 6 mijë raste janë ende aktive me coronavirus.

https://kallxo.com/shendeti/dalin-rezultatet-e-testimeve-te-2-357-mostrave-per-covid-19/