COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rastet e reja nga 1729 testime për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 294 raste pozitive me SARS-CoV-2 nga 1.729 mostra të marrura nga terreni.

Nëntë persona me COVID-19 vdiqën brenda 24 orëve po ashtu.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër 281 persona shpallen të shëruar nga infeksioni.