COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Rastet e reja me COVID-19 nëpër komuna

Numër i lartë i rasteve pozitive është shënuar sot në Prishtinë, 324 raste gjithsej, përderisa në Junik është shënuar vetëm një rast i infektimit.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

661 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve në nivel vendi, ndërsa 92 të tjerë janë shëruar.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 22.206 persona nga coronavirusi, 15.921 janë shëruar ndërsa 720 kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.